Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Studiuesit identifikojnë gjenin shkaktar të një sërë sëmundjesh kancerogjene

17:35 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanceri mushkerive
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Termi Sarkoma Ewing tregon një familje të formave kancerogjene që kanë origjinë dhe karakteristika të ngjashme nga pikëpamja histologjike dhe gjenetike.

Lloji më i zakonshëm është ai që zhvillohet në kocka, veçanërisht në ato të legenit, rajonit torakal dhe këmbëve. Kryesisht janë fëmijët dhe adoleshentët që preken dhe sëmundja duket se është më e zakonshme tek djemtë.

Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit Lineberger ka zbuluar një gjen, OTUD7A, që ndikon në zhvillimin e sëmundjes së quajtur sarkomës Ewing.

Studimi u botua në revistën “Advanced Science” dhe ekspertët kanë shpjeguar se objektiv kryesor për zbulimin e sëmundjes ka qenë proteina e gjenit me emrin “EWS-FLI1” e cila është gjetur në afërsisht 85% të pacientëve me sarkoma të Ewing.

Sipas ekspertëve, kjo proteinë e përbërë nga copa të dy proteinave të tjera, pasi prodhohet vetëm nga qelizat kancerogjene, është një objektiv i shkëlqyeshëm për trajtim.

Hetimi i mëtejshëm arriti në përfundimin se gjeni OTUD7A kontrollon proteinën përgjegjëse për sëmundjen. Për këtë qëllim, një program i inteligjencës artificiale i njohur si “AtomNet” u përdor për të ekzaminuar 4 milionë molekula dhe për të kuptuar se cilat prej tyre ishin në gjendje të kontrollonin gjenin OTUD7A.

Një përbërës i identifikuar, “7Ai” tregoi aftësi të mirë për të zvogëluar formimin e tumorit tek minjtë e laboratorit. Përbërja gjithashtu nuk u duk se ishte toksike dhe nuk vriste qelizat normale të testuara në eksperimentet laboratorike. Studiuesit aktualisht po punojnë me Shkollën e Farmacisë UNC Eshelman për të përmirësuar fuqinë dhe specifikën e 7Ai.

Sipas tyre, trajtimi me këtë përbërje mund të sigurojë një mundësi të re terapeutike të synuar për pacientët rezistentë ndaj kimioterapisë. Sidoqoftë, ekspertët thonë se zhvillimi i një ilaçi efektiv do të kërkojë më shumë prova klinike.(Il Giornale, gazeta “Si”)

kancerogjene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.