Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ballabani rikonfirmohet administrator i skuadrës së Burrelit

20:59 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram ballabani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bajram Ballabani është rikonfirmuar adminsitartor i skuadrës matjane të futbollit. Ditë më parë ai tha se Burreli nuk e arriti objektivin për t’u ngjitur në superior, duke renditur edhe anët pozitive e negative të sezonit të fundit futbollistik.

Pas konsultimeve me kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, Ballabani është dakortësuar të vijojë punën e tij si administrator edhe për  sezonin e ri, 2021-2022. Në një prononcim për media tai u shpreh se:

“Unë ndjeva përgjegjësinë time për atë ç’ka nuk arritëm dot në sezonin e kaluar. E kam thënë edhe më parë që duhej të kishim ndërhyrë gjatë merkatos së dimrit në stafin teknik por edhe në përforcim të skuadrës. Kjo më bëri që unë të mendoja pozicionin tim në krye të klubit. Por pas disa takimeve me kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj, me dëshirën e këtij të fundit por edhe mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë, vendosa që të vazhdoj ta drejtoj klubin. Dua të falenderoj kryebashkiakun i cili ka qenë vazhdimisht një mbështetje e madhe për klubin e sportit Burreli, duke bërë gjithçka që skuadra kishte nevojë. Megjithëse është ende herët për tu finalizuar, kemi nisur punën për gjetjen e një trajneri të ri pasi do të ketë shumë ndryshime në stafin teknik por edhe tek lojtarët. Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata futbollistë që luajtën në sezonin e kaluar ndershmërisht dhe dhanë maksimumin e tyre për fanellën e Burrelit. Për të gjithë këta, dera jonë do të jetë e hapur dhe do t’i mirëpresim me kënaqësi”-theksoi Ballabani.

administrator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.