Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Bënë thirrje urrejtje ndaj LGBT”, Elton Ilirjani paralajmëron dhe nxjerr emrat: Do të nis veprime ligjore që të mos ushtrojnë më profesionin për këto figura publike

15:37 / June 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enton Iliriani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkesat e komunitetit LGBT për të krijuar ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë është keqkuptuar dhe ka qarkulluar sikur po kërkojnë zëvendësimin e fjalës “nënë” me prindi 1 apo 2.

Kjo temë është komentuar edhe nga biznesmeni Elton Ilirjani në “Shqipëria Live”, ku tha se nuk e kanë kërkuar në asnjë moment një gjë të tillë dhe ka pasur thirrje për urrejtje për këtë çështje. Ndër të tjera paralajmëroi se do të ndërmarrë hapat ligjorë për këdo që bën thirrje urrejtje ndaj komunitetit.

Elton Ilirjani: Ka qenë një thirrje urrejtje deri në limitin që e kam quajtur edhe ksenofobi. Kishte shumë racizëm. E ka sqaruar dhe Xheni dhe aktivistë të tjerë që komuniteti LGBT në Shqipëri qoftë në mënyrë zyrtare apo jo nuk ka kërkuar asnjëherë ndryshimin e emërtimit “nënë” dhe “baba”. Nuk e ka kërkuar as për vete, as për komunitetin jo LGBT. Është çmenduri dhe nuk e kemi kërkuar as nuk e kërkojmë një gjë të tillë.

Këtu pati një keqdashje totale. Kam një kritikë profesionale me Ermal Pecin, të cilit i kam thënë që temat LGBT trajtoji me kujdes. Populli shqiptar nuk është mësuar ende. Kjo ngjall diskutime edhe në Teksas nëse një burrë ngeli shtatzënë, ngrihen të gjithë për protesta.

Nuk i kemi bërë keq askujt dhe nuk i thamë askujt të heqë fjalën “nënë”. Kjo bëhet që nesër kushdo të matet 10 herë para se të bëj thirrje urrejtje.

Gjithashtu ka bërë një listë me 10 persona, ndaj të cilëve do të marrë hapat ligjorë që të mos ushtrojnë profesionet e tyre pasi kanë bërë thirrje urrejtje ndaj komunitetit LGBT.

Ilirjani thotë se gjithçka do të ndalet vetëm nëse do të kërkojnë falje publike.

Elton Ilirjani: Julian Deda thoshte “lëtyra” dhe “palaço” për mua. Kjo ishte ndodhi më e keqe. Pas 3 orësh, kam takim me 4 avokatët, kam njoftuar të gjitha organizatat LGBT këtu. Unë do të marr të gjithë hapat ligjor, procedurial në raste të tilla. Nuk kam asgjë me Ermal Peçin, as me Jul Dedën, as me Blerta Tafanin, as me psikologen, as me persona të tjerë që filluan më mbrapa, Bes Kallaku, Altin Basha. Politika nuk është ndjerë, nuk ka reaguar. Janë më të zgjuar, ndoshta janë më të formuar, janë 2-3 deputetë, këtu futet dhe Kujtim Gjuzi.  Na kanë sharë “pederast” dhe Visjani dhe Turjani që janë pjesë e listës dhe duhet të përgjigjen.

Me këtë listë, do të bëj që të vendoset ligji për personat ndryshe. Këtu mund të jetë edhe dikush tjetër. Në Shqipëri, ata do të marrin atë që parashikon ligji. Nëse kanë profesione specifike, do tu kërkohet të mos ushtrojnë më profesionin. Personat publik që bëjnë thirrje homofobike duhet të mos ushtrojnë më profesionin. Nëse kërkojnë falje publike, do e ndal të gjithë këtë gjë.

Elton Ilirjani LGBT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.