Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vera dhe ushqimet e saj “zhdukin” kilet e tepërta. Nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj e përditshme

12:54 / June 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 0905517c8515f9b668bdfc2f0bf06c31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në verë të gjithë heqin kile dhe kjo për shkak të ushqimeve. Kjo stinë është e pasur me fruta dhe perime, është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të bien nga pesha, por edhe për të marrë të gjitha ushqimet e shëndetshme.

Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime dhe sa i takon llojit që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet të mungojnë asnjë ditë zarzavatet jeshile. Në një nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi, etj, sa më të freskëta dhe sa më pak të gatuara, pasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten më shpejt.

Po kështu, domatet dhe specat e të gjitha ngjyrave janë të rekomandueshme për t’u konsumuar në këtë stinë. Speci i kuq, sipas dietologëve, është më i pasur me vitaminën C dhe është një nga antioksidantët që ruan shumë sistemin imunitar. Në stinën e verës, sipas mjekëve, ka mjaft agjentë që sulmojnë sistemin imunitar të njeriut.Dietologët këshillojnë qytetarët që të mos konsumojnë gjatë verës ushqime që rëndojnë shëndetin, sikurse ato të pasura me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet.

“Të evitojmë sasinë e madhe të mishit dhe të proteinave në përgjithësi, pasi mishi është ushqim proteinik, por ka dhe shumë yndyrë dhe vështirëson aparatin tretës apo e stërmundon atë”, thonë dietologët.

sipas tyre, do të ishte shumë mirë konsumimi i ushqimeve të lehta, gatimet me brumëra si makaronat, por të gatuara me salca të përgatitura me zarzavate, por edhe erëzat e stinës si borziloku, majdanozi, kopra, etj. Erëzat janë mjaft të të mira e të shëndetshme kur përdoren të freskëta.Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh, ndër të cilat mjaft të rëndësishme qepa, karota, hudhra, lakra, sallatat e ndryshme, patatja, domatja, etj.

Veçse një ushqim shumë i mirë e i shëndetshëm, perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm si një “ilaç” mjaft efikas ndaj shumë sëmundjeve, sepse përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike.Po ashtu, peshku është ushqim i lehtë i rekomandueshëm në verë, por edhe i shëndetshëm.Gjithashtu edhe frutat nuk duhet të mungojnë.

Dietologët rekomandojnë konsumimin e grupit të manave, qershitë, luleshtrydhet, të gjitha frutat e stinës, por edhe këto me kujdes, pasi konsumimi në sasi të mëdha, jep kalori të tepërta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.