Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas fitores së “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj u përgjigjet kritikave

17:14 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alban RAMOSAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alban Ramosaj ka dhënë një intervistë së fundmi për revistën “Class”, ku folur gjatë për fitoren në “Kënga Magjike” dhe jetën e tij profesionale. Mes të tjerash Albani ka komentuar sërish kritikat e anëtares së jurisë, veçanërisht Kozeta Kurtit, e cila u shpreh se Albani nuk e mbrojti fare mirë këngën e tij.

“Një shprehje më vjen në mend tani, ‘bëj ç’ke për të bërë, shko atje ku do të arrish dhe prapë do kenë ç’të thonë’. Nuk jam askush të ndërpres apo t’i ndaloj askujt shprehjen e opinionit, kështu që sa për mua, jepini më fort akoma, vetëm kujdesuni se si do reflektoheni ju tek publiku, sepse unë për vete fle i qetë natën, me ndërgjegje të pastër e me zemrën plot duke ditur që në asnjë moment nuk jam munduar të ul ose t’i hedh baltë dikujt, sidomos artistëve. Secili për vete, Zoti për të gjithë është një shprehje që e thoshte shpesh zysha ime e matematikës”, është shprehur Albani.

Ndërsa në lidhje me karrierën e tij ai thotë se ka aq shumë “biçakë” gjatë rrugës që e bezdisin tepër.

“Ndryshojnë në variacion të fushës, në dashuri realisht thika me dy presa janë, sepse aq sa lëndon, edhe do lëndohesh. Në muzikë apo karrierë, unë prapë nuk i preferoj, por këtu herë pas here të bezdisin aq shumë me “biçakët” e tyre sa është t’u nxjerrësh ndonjë ditë një katana e t’i vendosësh në vendin e tyre nga i pari tek i fundit (qesh). Që të kuptohemi, e gjithë kjo që po them është metaforë, sepse nuk sugjerojmë përdorimin e armëve të ftohta”, thotë këngëtari.

Ai ka shtuar se i ka ndodhur që ta godasin me thikë në jetë, por ai nuk ju është kthyer me të njëjtën monedhë, por thjesht ka vazhduar rrugën e tij.

“Sigurisht, thjesht kur e shoh që nuk ia vlen të merresh me “biçakët” e tyre, siç e thashë më herët, thjesht vazhdoj rrugën time, se kam synime më të mëdha për të arritur dhe koha nuk të fal”. Është shprehur Ramosaj.

Ai ka treguar se tashmë po vazhdon të merret me projektet e reja në Turqi, që tashmë është bërë “Spanja” e tij e re.

Alban Ramosaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.