Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do udhëtoni drejt Francës? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

19:21 / June 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria jonë e Jashtme ka dalë me një njoftim për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Francës.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPEJ bën me dije se si rezultat i masave të deklaruara nga autoritetet franceze për luftën ndaj pandemisë së COVID-19, shërbimi i saj konsullor do të mbetet i hapur në oraret dhe ditët e zakonshme.

Për të kufizuar sa më shumë kontaktet, në përputhje me rekomandimet e autoriteteve, sqarojmë se, përveç aplikimeve për pasaporta dhe ID, prokurave dhe rasteve urgjente për leje-kalimi, të gjitha shërbimet e tjera të kryhen nëpërmjet postës dhe portalit www.e-albania.al.

Ambasada Shqiptare në Paris u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Francë, që të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e autoriteteve franceze mbi situatën e krijuar pas valës së dytë të pandemisë shkaktuar nga COVID-19 në Francë.

Franca ka marrë vendimin të ndryshojë masat e izolimit duke hequr ndalimqarkullimin e njerëzve dhe mjeteve, në të gjithë territorin e saj kontinental, që prej datës 20 qershor 2021.

– Prej datës 3 maj 2021, lejohet lëvizja ndër-rajonale
– Do të qëndrojnë të hapura të gjitha dyqane dhe qendrat komerciale me kapacitet të reduktuar.
– Do të qëndrojnë të hapura stadiumet, sallat e kinemave dhe teatrove me kapacitet të reduktuar.
– Do të qëndrojnë të hapura baret dhe restorantet me kapacitet të reduktuar.
– Do të qëndrojnë të hapura ambientet sportive, palestrat dhe pishinat (prioritet fëmijët dhe profesionistët sportivë)
– Të gjitha zyrat shtetërore që presin publik do të qëndrojnë të hapura sipas orareve dhe ditëve të zakonshme.
– Lejohen vizitat në strukturat që presin të moshuarit.

Transporti publik funksionon në mënyrë të reduktuar.

Franca, prej datës 24 qershor 2021, lejon hyrjen në Francë të qytetarëve shqiptarë pa patur nevojë për një arsye madhore.

Për qytetarët shqiptarë, të cilat i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, prej më shumë se 2 javësh, apo dozën unike të vaksinës Janssen prej më shumë se 4 javësh, nuk kërkohet test PCR apo antigjenik për tu futur në Francë.
Qytetarët e pavaksinuar duhet të paraqesin, para hypjes në avion, një test PCR negativ te realizuar jo me herët se 72 orë, ose test antigjenik negativ te realizuar jo me herët se 48 orë përpara nisjes.

Shqipëria nuk ka kusht për paraqitjen e një testi PCR apo provës së vaksinë për tu futur në territorin e saj.

Kufijtë brenda BE-së vazhdojnë të jenë të hapur me kusht që udhëtarët që futen në Francë të paraqesin një test PCR (72 orë) apo antigjenik (48 orë) negativ në kufi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Besforti do kalojë në kryeministri”, Rama: Demo te Punët e Brendshme, ku do integrojmë edhe çështjet vendore

10:34 / September 11, 2026

Shkarkohet nga detyra Besfort Lamallari/ Ervin Demo propozohet në krye të ministrisë së Brendshme

10:31 / September 11, 2026

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.