Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri. Në videon e postuar ai rendit dhjetë fakte sipas tij.
“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, shkruan Meta.
