Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama zbret në Vlorë me tri ministre, Dritan Leli në fokus të diskutimeve

13:30 / June 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministri Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë paraditen e sotme, i shoqëruar nga tri ministre të kabinetit të tij. Mësohet se Rama, bashkë me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, atë të Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe ministren e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë takime me rektorët e universiteteve në Vlorë.

Mësohet se gjithashtu, Rama do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës. Në focus të diskutimit të jetë sigurisht edhe përplasja me kryebashkiakun Dritan Leli. Nuk dihet nëse vetë kryeministri do të ndërhyjë në mënyrë që përballja mes këshillit bashkiak dhe Lelit të realizohet, apo ka ndonjë tjetër ‘plan’ në mendje.

Çfarë po ndodh mes Lelit dhe Këshillit Bashkiak?

Kryebashkiaku Dritan Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan përballjen fizikisht në datë 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, Leli këmbëngul që mbledhja të zhvillohet online. Dritan Leli ka refuzuar më herët tre herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuar të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko”.

Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë i dha lejen, Leli ka dashur të tregohet korrekt dhe ka preferuar të mos shkojë. Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026

Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

14:37 / October 29, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në treg

14:26 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.