Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Krijonte lidhje intime me dijeninë e bashkëshortit, zhvaste të dashurit dhe i çonte në burg për dhunë

15:47 / June 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1975844
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kristiani u njoh me Anisën disa kohë më parë dhe krijuan një marrëdhënie intime. Ai punonte në Mal të Zi dhe cdo qindarkë që kursente ja çonte asaj. Po mendonte të blinin një shtëpi në Shkodër dhe të jetonin sëbashku.

Por, nuk do të zgjaste shumë lumturia mes tyre, ndërsa ëndërra për të krijuar familje me vajzën që dashuronte u shua shpejt. Mesnatën e 8 qershorit 2021, Kristiani përfundoi në pranga, pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila pretendonte se ai e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Ajo pretendonte se ishte takuar në kafe me ish-të fashuren e saj për të sqaruar problemet me të, pas kallëzimit që kishte kryer, si dhe për ti dhënë sqarime, lidhur me pretendimet e tij, që ajo i kishte borxh një shumë prej 100 mijë eurosh, kur kohën kur ishin të lidhur. Por qëndrimi i 28-vjecarit në qeli nuk zgjati shumë, pasi gjykata zbuloi një tjerër histori, ndryshe nga ajo që kishte rrëfyer Anisa.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë për Kristianin, u zbulua se Anisa ishte një grua e martuar dhe me fëmijë. Ajo ishte afruar qëllimisht me të dhe gjasat janë që ta mashtronte dhe t’i merrte paratë. Për këtë lidhje intime kishte dijeni edhe bashkëshorti i Anisës. “Nuk e kam dhunuar asnjëherë Anisën. Kam krijuar krejt natyrshëm një lidhje intime me të dhe jam sjellë shumë normalisht. Nuk i kam shkaktuar kurrë shqetësime dhe as kam përdorur dhunë ndaj saj, në anjë rrethanë”, iu tha ai hetuesve.

Kundër gruas, foli edhe një person me inicialet E.S. ai u intervistua në komisariatin nr.4 më datë 12 qershor 2021. “Anisa njihet si person problematik, pasi është e martuar dhe krijon lidhje të vazhdueshme me personë të tjera, duke përfituar prej tyre të mira materiale. Për lidhjet e saj ka dijeni edhe bashkëshorti. Në momentin që ajo ndodhet prej tyre, fillon e krijon probleme me ta dhe vjen në komisariatin 4, duke i kallëzuar ose kërkuar ndihmën e policisë, që t’i ofrojë mbrojtje, duke krijuar situata të pavërteta rreth sigurisë së saj”, thotë E.S.

Ai ka sqaruar para hetuesve se ashtu sikurse Kristiani dhe ai ka qenë viktimë e mashtrimeve të Anisës. Në dokumentin e gjykatës thuhet se “kallëzuesja ka patur njëkohësisht lidhje jashtëmartesore me E.S dhe Kristianin, te cilët janë viktima të mashtrimeve të saj. Fakte këto të sqaruara nga prokuroria në seancë gjyqësore”. Gjykata vendosi ta lirojë nga burgu të riun duke argumentuar se “bazuar në të gjitha provat dhe në shpjegimet e dhëna si nga prokuroria, ashtu dhe vetë personi nën hetim dhe avokati i tij, në këtë seancë nuk konkludohet se ndodhemi përpara dyshimit të arsyeshëm që personi nën hetim të ketë konsumuar ndonjë vepër penale”.

Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Kristiani, prokuroria po e heton gruan për veprën penale të mashtrimit. Për këtë shkak gjykata thekson se “deri në këtë moment i hetuari (Kristiani) duket të jetë viktimë nga një fakt kriminal për të cilin prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim ndaj shtetases Anisa”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.