Alketa Vejsiu është një nga ato moderatore që i ka rezistuar kohës e madje me kalimin e viteve ka kapur majat e karrierës. Ndërkohë që prezantuesja e njohur nuk ka munguar kurrë në ekranin shqiptar dhe ka qenë gjithmonë në syrin e publikut, jetën private ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike. Për bashkëshortin e fëmijët Alketa ka zgjedhur të flasë shumë pak, duke e ruajtur me fanatizëm privatësinë e familjes. Megjithatë përmes një fotoje të publikuar në Instagam, moderatorja ka zbuluar një detaj shumë të veçantë për bashkëshortin e saj. Teksa ka pozuar gjatë pushimeve në mbrëmje me një kostum jeshil, Alketa ka treguar pseudonimin që i ka vendosur ai. “Ai më quan ketër”, shkruan prezantuesja duke zbuluar kështu nofkën nga bashkëshorti.
Alketa dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Nicole, 15 vjeç dhe djalit Lionel, 10 vjeç. Vejsiu ka treguar më parë se ajo dhe partneri, me të cilin ka 15 vite diferencë, janë njohur kur ajo ishte 20-vjeçe