Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Ngjela: Motivi, korrupsioni i lartë në Shqipëri. Të gjithë janë të rrezikuar

18:54 / July 10, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, ka cekur disa tematika, duke nisur nga Reforma në Drejtësi, e deri te shpallja ‘non grata’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Ngjela u shpreh se Reforma në Drejtësi do të japë rezultate pasi pas saj qëndron SHBA.

Ai tha se të gjithë politikanët duhet të ndihen të rrezikuar. Sakaq, sa i përket Presidentit Ilir Meta, Ngjela tha se ka shkelje, ndërsa nuk dihen nëse janë aq madhore sa që Kushtetuesja të votojë pro shkarkimit.

Nuk keni informacione?

Spartak Ngjela: Jo, aspak. Unë i referohem ligjit. E para e punës, kam çuar eksperten më të mirë të zyrës time në Zagreb, që ka parë të gjithë reformën atje. Ka parë reformën në Kroaci, Bullgari e Rumani. Nëse nuk zbatohet ligji nuk ka.

Kur mund t’i presim arrestimet e mëdha?

Spartak Ngjela: Hetimi është sekret. Fakti është që të gjithë do të kalojnë në kontroll për pronat. Se kur fillon hetimi është shkencë, aq më tepër që këtë hetim e drejtojnë amerikanët. Këtë e tha sekretari i DASH, Blinken.

Administrata Biden ka folur për korruptimin e parave, çfarë efekti do të ketë në Shqipëri?

Spartak Ngjela: Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është ‘non grata’, me gjithë familjen. E dini motivin? Korrupsion. Korrupsioni i lartë i këtyre në Shqipëri thonë, dëmtom sigurinë e Amerikës.

Prisni zgjerim të listës?

Spartak Ngjela: Jo, e tha Blinken, ka të tjerë tha. Unë s’di gjë. Unë bëj analizë mbi faktin, që kur kam studiuar Aristotelin nuk merrem me opinionin, por me faktin. Politika amerikane ka thënë jo njëherë, ndërsa ambasadorja Amerikane, ka mbetur te këto të SPAK. Këto më japin të drejtën të flasë ato që them. Këta janë të trembur. Pse nuk e bënë kryengritjen më datë 26? Pas zgjedhjeve? Sepse janë trupat amerikane këtu. Prandaj se bënë. Amerika vendosi forcën atje.

Duhet të përqendrohemi te Kushtetuesja, pas një periudhe paralize është funksionale. Doja një koment për vendimin për Teatrin. U pa me sytë e fitores nga palët, ju si e patë?

Spartak Ngjela: Po të ishte fitorja e opozitës nuk vijonte ndërtimi i Teatrit. Mazhoranca është kundra Gjykatës Kushtetuese? Ata s’kanë ndaluar Teatrin e ri, vetëm për pronësinë kanë folur. Vërtetë që janë të trembur, sepse janë në akuzë të tërë. Ka dalë një ligj kundër pronës së paligjshme që kanë vendosur pushtetarët, pse nuk e thonë që kanë prona të paligjshme…

Vendimi për Metën. Do të ketë vendim nga Gjykata, apo do të dërgohet te Venecia për mendim?

Spartak Ngjela: Komisioni e ka thënë, shkelje ka, është e rëndë apo jo atë e vlerësojnë gjykatat shqiptare. Tre katër shkelje ai ka bërë, janë të lehta apo të rënda nuk dihen. Ai u bashkua me kundërshtarin e NATO-s, me Rusinë. Një President i vendit të NATO-s ka shpresë te Moska. Kjo i jep forcë negative të gjithë shkeljeve, sepse jep motiv.

Shpallja “Non grata” e Berishës, dua të përqendrohem pak te opozita, si e do të jetë gjuha Basha-Berisha në vijim?

Spartak Ngjela: Nuk shoh që Basha mund të jetë i pavarur. Ai është deri më tani me gjuhën e Berishës. Nuk e di çfarë gjuhe do të marrë Basha kur Berisha të mos ketë gjuhë. Ai nuk ka mbajtur qëndrim anti, por as pro nuk ishte. Ai ishte vendim i superfuqisë unikale të botës, nuk ishte e lehtë. Ishte në Kushtetutë, neni 2, i ligjit kundër inkriminimit. Ky ligj, në nenin e dytë të saj, nuk lejon që ata që janë non grata në SHBA, s’i lejon të hynë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai duhet të japë dorëheqjen.

Ngjela non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.