Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tre vjetori i themelimit të “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”, Meta: Faleminderit atyre që iu bashkuan kësaj kauze

20:14 / July 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së tij, në 3-vjetorin e themelimit të “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”, Presidenti i Republikës, ritheksojë nevojën për dhurimin e gjakut dhe të mirën, që ka kjo kauzë për një pjesë të mirë të popullsisë.

Meta falënderoi të gjithë të rinjtë e të rejat, komunitetet fetare, institucionet qendrore, që kanë kontribuar në këtë kauzë.

Kreu i Shtetit, nxiti të rinjtë që të dhurojnë sa më shumë gjak, në mënyrë që të shpëtohen jetë.

“E nderuar zonja Rakacolli, i nderuar zoti Tritan Shehu, të nderuar personalitete të shëndetit publik, jam i lumtur, të festojmë së bashku 3 vjetorin e krijimit të aleancës së dhurimit të gjakut.

Dua të shpreh nderimin tim të jashtëzakonshëm, për Musa Zenelajn, i cili ishte personi që më frymëzoi në ndërmarrjen e kësaj iniciative. Të japësh të dhurosh pa marrë asgjë në shkëmbim është thelbi i dhurimit të gjakut. Ka pasur shumë vullnetarë, që si qëllim kanë pasur të shpëtojë jetë, sidomos fëmijët talasemikë, që kanë nevojë për gjak, por edhe persona të tjerë. Për të ndihmuar të gjithë ata që në një moment kanë nevojë për gjak. Pas tre vitesh nga themelimi arsyet që na nxitën për të krijuar aleancën janë të forta dhe do të jetë, derisa shoqëria jonë do të plotësojë nevojën për dhurimin e gjakut.

Të gjithë ne, ndihemi krenar që kemi dhënë kontribut të qenësishëm për këtë kauzë, sidomos për momente të vështira të vitit. Kjo s’do të ishte e mundur pa anëtarët e aleancës, dhuruesve, të rinjve dhe të rejave që i janë përgjigjur gjithmonë thirrjes për të dhuruar gjak. Dua t’ju falenderoj të gjithëve juve, që i keni dhënë shumë kësaj kauze humane. Dua të falenderoj institucionet qendrore dhe lokale, që kanë programuar në mënyrë të vazhdueshme dhurimin e gjakut. Falenderoj komunitetet fetare, komunitetet e huaja dhe shumë individë që kanë bërë gjithçka që ky aksion të jetë i suksesshëm dhe të shpëtojë jetë.

Pandemia ka vendosur në sprovë të madhe sistemet shëndetësore, edhe sistemin tonë. Në këtë situatë të paprecedentë ka qenë jetim puna e dhuruesve të gjakut. Tashmë me një situatë më të qetë dhe me imunizimin e popullsie, më shumë qytetarë do i bashkohen kauzës së dhurimit të gjakut. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përfshijmë qytetarë që të jenë pjesë e fushatave tona për dhurimin e gjakut. Janë të rinjtë ata që bindin për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Dhurimi të bën më të shëndetshëm dhe të bukur”, tha Meta.

kauze Metaa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.