Një fanelë, që pretendohet se është veshur Zinedine Zidane në finalen e Kupës së Botës më 1998, u shit për mbi 100.000 dollarë në një ankand në Los Anxhelos. Kjo u njoftua nga Julien’s Auctions.
Edhe pse fanela ishte vërtetuar nga FIFA dhe Adidas, shtëpia e ankandit nuk ishte në gjendje të thoshte nëse ishte veshur nga lojtari, gjatë fitores 3-0 të Francës ndaj Brazilit, veçanërisht në pjesën e parë, në të cilën ‘Zizou’ shënoi dy golat.
Në tetor 2018 një kompani ankandi pariziene, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanelë të pretenduar si ajo e veshur nga Zidane gjatë finales, disa ditë pas shitjes për dyshime në lidhje me vërtetësinë e saj.
Modeli i fanelës së paraqitur të dielën, u shit për 108.800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, i cili e vlerësoi atë midis 80.000 dhe 120.000 dollarë. Nuk ishte pjesa më e shtrenjtë në koleksion.