Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndahet nga jeta autori i njohur shqiptar i dhjetra librave dhe përkthimeve, i dekoruar nga ish presidenti i Italisë dhe fitues i disa çmimeve të mëdha

11:45 / August 18, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 611cc965adf21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autori i dhjetra librave dhe përkthimeve u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare në banesën e tij në Tiranë. Abedin Preza ka qenë një shkrimtar dhe përkthyesi i mirënjohur.

Lindur më 5 tetor 1928, Abedin Preza ia kushtoi jetën e tij librave dhe përkthimeve në gjuhën italiane.

Ai është ndër të parët që ka hartuar fjalorët shqip-italisht dhe italisht-shqip me 70 dhe 50 mijë fjalë e shprehje.

Preza gjithashtu ka realizuar përkthime të poezive të disa prej autorëve më të mirë shqiptarë duke i përshtatur në gjuhën italiane.

Ndër veprat që mund të përmendim janë “La Storia di Scanderbeg”, poema e Naim Frashërit e përshtatur për rininë shkollore nga Odhise Grillo dhe Dhionis Bubani apo edhe antologji e poezisë shqipe përkthyer Italisht me titullin “La poesia albanese nelle pagine di un’antologia”.

Përkthyesi i njohur ka sjellë në gjuhën shqipe edhe vepra të autorëve të shquar italianë ku ndër to mund të përmendim “Orlandi i çmendur” nga Ludovico Ariosto dhe “Satirë… edhe politikë” e përkthyer nga poeti italian i satirës Trilusa.

Abedin Preza është dekoruar nga ish-presidenti Italisë, Giorgio Napoletano me titullin “IL Cavaliere”. Ai është dhe fituesi i çmimit “Nositi” nga “Poeteka” si përkthyes.

640 0 2690c75388a8fa2564fa7f1bd15f66cc

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.