Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

U infektua me Covid, trajneri shumë i njohur këshillon Granit Xhakën: Merr vaksinën dhe je i sigurt

21:02 / September 3, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhaka granit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Granit Xhaka ishte njëri ndër të paktët lojtarë të Arsenalit që kishte refuzuar të vaksinohet.

Gjatë ditës së djeshme, mediat në Zvicër dhe në Angli raportuan që kosovari Granit Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka refuzuar ta marrë vaksinën anti-Covid.

Për këtë, Xhaka u lajmërua se është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.

Pas kësaj, Granit Xhaka para tri dite kishte postuar një fotografi ku kishte thënë se “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka qenë këshilla e Mourinhos për Granitin.

Kujtojmë që Graniti ishte shumë afër kalimit në Romë gjatë verës, skuadër kjo që e drejton strategu i njohur portugez.

Duket se ky kontakt gjatë verës ka bërë që Graniti dhe Mourinho të krijojnë miqësi të mirë, pavarësisht se Graniti nënshkroi kontratë të re me Arsenalin që e lë atë në këtë skuadër së paku deri në vitin 2024.

infektua Keshillon xhaka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.