Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Goditet grupi i trafikantëve të emigrantëve drejt BE, 5 persona në pranga mes tyre edhe dy motra

14:49 / September 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POL BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “ COMPLEX” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit policor “COMPLEX”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sterjo Germenji., 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe, Drita Shehu., 55 vjeçe, Sanije Shehi., 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu., 26 vjeç.

Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Finalizohet nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë operacioni policor “COMPLEX”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “COMPLEX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. G., 26 vjeç, A. M., 24 vjeçe, D. Sh., 55 vjeçe, S. Sh., 64 vjeçe, dhe R. V., 26 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë,me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, këta shtetas, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit S. G dhe A. M., me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshëm.

Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.