Seanca e ditës së sotme që do të nisë në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjeshjet e 25 prillit.Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se në seancën plenare sot kishte 4 karrige bosh, një nga opozita dhe 3 nga mazhoranca kjo për shkak të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës.
Verifikimi i mandateve mbetet veprimi i parë që Kuvendi pritet të kryejë me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket deputetëve të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre në listat e partive politike.
Mësohet se mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli.
Mandatin e Lefter Kokës do ta marrë Denis Deliu.
Mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti.
Mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi. Pritet që këto zëvendësime të bëhen zyrtare nga KQZ në momentin që do ti kërkohet diçka e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë.

