Këto janë ditë ankthi në Brazil për gjendjen e Pelé, të shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, që nga 31 gushti, ku u operua të shtunën për të hequr një tumor.
Sipas TV Globo, “O Rei” është akoma i shtruar në kujdes intensiv dhe për këtë arsye ende nuk është transferuar në një dhomë të vetme dhe ende nuk dihet nëse tumori është beninj apo malinj. Buletini i fundit mjekësor daton të hënën.
Në moshën 80-vjeçare, legjenda e futbollit botëror u diagnostikua me kancer të dyshuar të zorrës së trashë. Ekipi mjekësor vendosi menjëherë për shtrimin në spital, më 31 gusht.
Sipas asaj që u komunikua nga institucioni mjekësor brazilian, “tumori u identifikua gjatë testeve rutinore kardiovaskulare dhe laboratorike dhe materiali u dërgua në laborator për analiza histologjike”. Të shtunën e kaluar u krye operacioni, pastaj erdhën fjalët e “O Rei” për të siguruar të gjithë fansat e tij se gëzon shëndet të mire.
