Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

79-vjetori i Konferencës së Pezës, Veliaj: Qeveria e tretë e Edi Ramës një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve

15:17 / September 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a6aad4f20661e2d58f752f86f7875092 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e sotme shënon dhe 79 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje në historinë e Shqipërisë që synoi unifikimin e fatorëve të ndryshëm politik në vend për t’u bashkuar kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pezë ditën e sotme.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj në analogji me simbolikën e bashkmit që pasqyron Konferenca e Pezës, u shpreh se qeveria e mandatit të tretë të kryeministrit Rama do të jetë një besëlidhje e re në shërbim të qytetarëve.

“Është dita kur po formohet qeveria e re, e të majtëve, e të djathtëve. Qeveria jonë, si një besëlidhje e re, qeveria e tretë e Edi Ramës si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim feje, krahine, pa dallim ideje ashtu siç e kërkon Konferenca e Pezës.

Jam ndjerë shumë krenar me ngjarjet e fundit ku qeveria jonë hapi dyert e Shqipërisë për të mirëpritur popullin afgan. Dhe në kulmin e luftës këtu në Pezë ne kemi mirëpritur hebrenjtë, ishin 200 përpara lufte, ishin 2000 pas lufte. Jo vetëm u kujdesëm për lirinë tonë, por u kujdesëm edhe për lirinë e të tjerëve”, tha Veliaj.

Teksa vendosi kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë, Veliaj rikujtoi që vitin tjetër Tirana do mirëpresë të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

“Më vjen mirë gjithashtu që Ursula Von der Leyen, presidentja e Këshillit Evropian deklaroi që gjithë viti tjetër do të jetë viti Evropian i rinisë. Nuk mund të kemi një rini të shëndoshë nëse nuk kthehemi pas për të kuptuar ku i kemi rrënjët”, përfundoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.