Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ja çfarë e shkakton isheminë dhe atakun në zemër, kujdesi që ju duhet

14:42 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 614484b6cddf2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet kronike të zemrës dhe ishemia janë në majën e listës së rreziqeve për Shqiptarët. Të dhënat sipas INSTAT tregojnë se problemet kardiovaskulare të cilat lidhen edhe me trurin zënë 27,2% të vdekjeve në të gjithë vendin. Këto statistika flasin vetëm për vitin 2018, ku burrat zënë pjesën më të madhe të të sëmurëve.

Prekja nga këto sëmundje shumë të rrezikshme për shëndetin, sa vjen e shtohet dhe ndër ndikuesit kryesorë renditet stili i jetesës. Këtu futet sigurisht ushqimi, por edhe regjimi i përditshëm i trupit me aktivitete apo gjumë të shëndetshëm. Në këtë artikull ju tregojmë një nga arsyet kryesore të zhvillimit të një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në vendin tonë.

Si Ndikon Gjumi
Prej vitesh tashmë mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të rriturit duhet të flenë patjetër të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Kjo pasi sigurohet shëndeti i mirë i trupit dhe të gjithë organizmit. E kundërta ndodh me personat që vuajnë nga pagjumësia, ata kanë më shumë risk të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët së fundi kanë gjetur një lidhje konkrete mes pagjumësisë dhe problemeve me zemrën. Pagjumësia mund të vijë në dy forma, e para si pasojë e një stili të keq jetese ose mund të zhvillohet si pasojë e disa gjeneve të veçanta në trup.

Studimi shpjegon pikërisht këtë dhe si ndikon tek shëndeti I organizmit. Në këtë studim u mblodhën të dhëna një një sërë studimesh të tjera për të krahasuar gjenet që ndikojnë gjumin. Gjene të caktuara në trup përcaktojnë gjumin e mirë apo atë të keqin. Kjo ndodh dhe me pagjumësinë e cila në rastet kur shfaqet si pasojë e gjeneve mund të çojë në ishemi apo atak zemre. Për këta persona rreziku i prekjes është 12% me i lartë se të tjerët.

Konkretisht për prekjen nga sëmundjet e zemrës rreziku është 16% më i lartë ndërsa për prekjen nga ishemia është 7%. Një nga arsyet që e bën pagjumësinë të rrezikshme është stresi në të cilin trupi kalon. Ndonëse nuk jepet ende një kurë përfundimtare rreth këtij problem, mund të filloni duke u kujdesur për jetën e përditshme. Për të ndihmuar në parandalimin e stresit, ankthit dhe pagjumësisë lexoni artikullin nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.