Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ende nuk ka aplikuar për një vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve. Kështu iu përgjigj Kurti pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit, kur iu vu në dukje mungesa e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Kurti ka theksuar se do të bëjë një vizitë zyrtare në SHBA, por kjo do të ndodhë në muajin nëntor, ndërsa gjithashtu ka ritheksur mbështetjen e tij ndaj Presidentit Biden.
“Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në nëntor do të udhëtoj në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”, tha ai.
