Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Johnson & Johnson’ jep informacionin e rëndësishëm, ja çfarë kanë zbuluar studiuesit për vaksinën anti-Covid

17:25 / September 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5bdbffef3c9118069b36f27f8151d37f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojnë se dhënia e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër koronavirusit siguron një përgjigje të fortë imunitare pas disa muajsh nga marrja e dozës së parë.

Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj. Gjetjet treguan se një dozë e dytë prodhonte një përgjigje të shtuar imunitare tek personat nga mosha 18 deri në 55 vjeç. Rezultatet e studimeve nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Kompania njoftoi se ndodhet në bisedime me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Agjencinë Evropiane të Barnave e të tjera agjenci në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës së saj.

Vaksina e J & J është miratuar për përdorim në SHBA, në të gjithë Evropën dhe sipas planeve të paktën 200 milionë doza të saj do të shpërndahen falë programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja që synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Por kompania është po përballet me probleme në prodhim. Ndërkohë ajo u detyrua të hedhë me miliona doza me probleme të prodhuara në një fabrikë në Baltimorë.

Vaksina J&J është konsideruar kritike për t’i dhënë fund pandemisë nga zyrtarë të shumtë të shëndetësisë pasi ajo jepet me një doze të vetme. Droja e lidhur me variantin delta të koronavirusit që përhapet më lehtë ka shtyrë qeveri të ndryshme të marrin në konsideratë përdorimin e injeksioneve përforcuese për shumë vaksina të miratuara.

Javën e kaluar, ekspertët e FDA-së rekomanduan që personat mbi 65 vjeç të marrin një dozë të tretë të vaksinës së COVID-19s të prodhuar nga Pfizer-BioNTech ndërsa Britania më parë kishte autorizuar injeksione përforcuese për personat mbi 50 vjeç. Vende të tjera përfshirë Izraelin, Francën dhe Gjermaninë gjithashtu kanë nisur të ofrojnë doza të treta të vaksinave për disa grupe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të ndalojnë dhënien e dozave përforcuese deri të paktën në fund të vitit, duke thënë se vaksinat duhet të dërgohen menjëherë në Afrikë, ku më pak se 4% e popullsisë është imunizuar plotësisht./Voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.