Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ju bien flokët? Duhet të shkojmë në kuzhinë, jo në farmaci!

17:28 / September 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Floket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tani që vjeshta sapo ka trokitur, shumë femra po ankohen për rënien masive të flokëve. Një problem që na shqetëson të gjithave dhe shpesh zgjidhjen e gjejmë me suplemente që i marrim në farmaci.

Megjithatë ne mundemi ta rregullojme këtë gjë duke shtuar disa elementë; ushqim i shëndetshëm,  aktivitet fizik dhe të bëjmë një jetese normale.

Më poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Spinaq, banane dhe limon: Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.

Selino, spinaq, limon dhe banane: Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese. Përzieni bashkë në blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe më pas pijeni.

Karotë, panxhar, selino, kastravec, mollë, majdanoz dhe xhenxhefil: Përgatisni për këtë lëng të shijshëm, të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Merrni 1 karotë, pak panxhar, 1 degë selino, 1 kastravec, 2 mollë, pak majdanoz, pak xhenxhefil dhe i përzieni bashkë në blender. Kjo recetë është si e shijshme ashtu edhe e shëndetshme.

Spinaq, banane, mollë dhe banane: Banania dhe spinaqi janë një dyshe shumë e shëndetshme. Bananet mund të përmirësojnë humorin, largojnë lodhjen dhe rrisin energjinë. Merrni 1 gotë me gjethe të freskëta spinaqi, 2 banane, 1 mollë, 1 gotë ujë dhe lëngun nga gjysma e limonit dhe i përzieni të gjitha bashkë në blender.

Bajame, majdanoz, mjaltë, xhenxhefil dhe rrush të thatë: Nëse ndiheni të lodhur, keni thonj të brishtë dhe ju bien flokët, kjo recetë mund t’ju vijë në ndihmë. Përzieni fillimisht bajamet dhe gjethe të thara majdanozi në një blender. Më pas shtoni mjaltin natyral, frutat e thata dhe xhenxhefilin copëtuar. I përzieni gjitha bashkë dhe e konsumoni përzierjen 2 ose 3 herë në javë.

farmaci flokët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

13:54 / December 4, 2025

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.