Gazetari Erl Murati thotë se Lulzim Basha nuk e ka përjashtuar e Berishën nga grupi parlamentar për ambicie personale.
Sipas tij, lideri demokrat është i bindur se vendimi i tij për përjashtimin e Berishës është “veprim i rrezikshëm”.
“Unë besoj se ai ka ndërmarrë një veprim të rrezikshëm për veten dhe është i ndërgjegjshëm për këtë. Nga ana tjetër, Basha u zgjodh mbi 80% të votave të anëtarësisë dhe Berisha nuk tha asnjë fjalë”, tha ai për Euro News Albania.
Ad by Valueimpression
Ai shprehet më tej se Lulzim Basha, kishte shansin të bëhej kryetari i përjetshëm i Partisë Demokratike nëse do refuzonte kërkesën e amerikanëve për çështjen Berisha.
