Ndërsa një ditë më parë PD paralajmëroi se do e padisë për shpifje, pas akuzave bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, aktivistja Evi Kokalari shfaqet në krah të kreut të shtetit Ilir Meta.
Takimin Kokalari e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale duke ndar foto me Presidentin e Republikës.
“Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të kandidatëve”, shkruan Kokalari, në postimin e saj, shoqëruar me foto krah Metës.
