Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Suedia dhe Danimarka pezullojnë në mënyrë urgjente këtë vaksinë, raportohet për efekte të rënda

12:52 / October 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 783c38345d57c2ad0866c6510bb04d70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e shëndetit publik në Suedi tha se do ta pezullojë përdorimin e vaksinës amerikane për personat e lindur në vitin 1991 e më pas, pasi të dhënat tregojnë për rritje të rasteve të miokarditisit dhe perikarditisit në mesin e të rinjve që janë vaksinuar. Këto probleme përfshijnë inflamacion të zemrës ose të shtresës së brendshme të saj.

Edhe Danimarka ka njoftuar se do ta pezullojnë vaksinimin me dozat e kompanisë amerikane, “Moderna”, për grupmoshat e reja pas raportimeve për efekte të rralla anësore kardiovaskulare.

“Lidhja është veçanërisht e qartë, kur bëhet fjalë për vaksinën e Moderna-s, Spikevax, sidomos pas dozës së dytë”, tha agjencia e shëndetit publik në Suedi, duke shtuar se rreziku i prekjes nga këto probleme është shumë i vogël.

Danimarka tha se, ndonëse e përdor vaksinën e kompanisë “Pfizer” si kryesore për personat e moshës 12 deri 17-vjeçare, ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinës së kompanisë “Moderna” për personat nën moshën 18-vjeçare në bazë të parimit të kujdesit paraprak.

Aksionet e kompanisë “Moderna” ranë për 4.9 për qind në pasditen e së hënës, shkruan Reuters. Një zëdhënës i kompanisë amerikane tha se firma është e vetëdijshme për vendimet e rregullatorëve në Danimarkë dhe Suedi për shkak të efekteve të rralla anësore, por se rastet janë zakonisht të lehta dhe individët shërohen për një kohë të shkurtër pas marrjes së trajtimit dhe pushimit.

“Rreziku nga miokarditisi rritet në mënyrë përmbajtësore për ata që preken nga Covid-19 dhe vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur prej kësaj”, thuhet në dërgesën elektronike të zëdhënësit të kompanisë “Moderna”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.