Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nga ftesa për të aktruar në rolin e Rajmonda Bulkut te prezantimi i Festivalit të 13 të Këngës në RTSH, ish-ministrja Arta Dade zbulon të pathënat e jetës Së saj

13:51 / October 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6160297deb04c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikania shqiptare Arta Dade në një rrëfim ndryshe për jetën e saj, ka zbuluar se ajo ka pasur ofertë për të luajtur në filmin “Zonja nga Qyteti”, në rolin e Rajmonda Bulkut.

Dade ka treguar gjithashtu se ka qenë prezantuese në Festivalin e 13 të Këngës në RTSH.

“Ëndërr nuk kam patur, që të mendoja se mund të realizohej, por kam refuzuar të luaj te filmi “Zonja nga qyteti” më ka ardhur Piro Milkani në shkollë, në vend të Rajmonda Bulkut. Me siguri që Monda Bulku do e fitonte atë kinoprovën, por gjithsesi unë nuk shkova fare në kinoprovë. Kur kam qenë në maturë, por edhe në vit të parë shkonim në radio dhe përkthenim, flisnim anglisht, Në 89 kam dhënë dhe anglishten në Tv se filluan mësimet në Tv dhe e kam dhënë. Kam një diksion pak si ndryshe”, tha ish-ministrja e Jashtme.

Ka qenë e vështirë për gocat e bukura në Tiranë atëherë të ishe e bukur? Apo tani është më e vështirë të jesh e bukur?

Arta Dade: Tani çështë e drejta, neve nënat nuk na kishin ndërgjegjësuar që ishim aq të bukura se thonin që sjellja e zbukuron njeriun. Kjo është kaq e vërtetë sa që kur kam qenë spikere në Festivalin e 13- të Këngës në RTSH me Esat Telitin, kam prezantuar me shumë vështirësi se qe pas të 11-tit, dhe jo kushdo ishte i qartë…unë vajta në Festivalin e 13, kisha Esat Telitin partner mbaroi grimi dhe më tha “sa e bukur u bëre” dhe nuk i fola të 3 ditët e festivalit se nuk ishim mësuar të na bënin komplimente. Sigurisht tani na pëlqejnë komplimentet. Dhe e kam takuar pas shumë vitesh dhe kemi mbetur miq të mirë.

Tek filmi “Zonja nga qyteti” ju kishit qenë kandidatë për rolin kryesor?

Arta Dade: Ishte një mendim i regjisorit, në fakt kisha një teletregim “Shqetësimi i verës”, dhe luaja rolin e mësueses së Anglishtes, me Pavlina Manin.

Sa deputetë ka nxjerrë filmi ‘Zonja nga Qyteti”?

Arta Dade: Po artisten kryesore e nxorri një herë.

Mendon se Rajmonda Bulku është më e bukur se ty?

Arta Dade: Tani çdo njeri ka bukurinë e vet, mendoj që të gjitha gratë janë të bukura.

Arta Dade ka treguar arsyen e largimit të saj nga politika duke rrëfyer: “Se di arsyen e mirëfilltë përse s’jam në politikë, si disa kolegë të mitë që nuk kanë folur fare, kanë tundur vetëm kokën. E kam përkrahur shumë Ramën në fillim. Politika shndërrohet si puna e drogës për ata që nuk janë për t’i shërbyer popullit por vetes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.