Banorët e ‘Big Brother VIP’ teksa po shijonin rrezet në oborrin e shtëpisë më të famshme nuk i kursyen edhe batutat me njëri-tjetrin.
Në humor e sipër Beniada ‘akuzon’ Palomën se po përpiqet të marrë vëmendjen e Arditit.
“Gjithë ajo grua e martuar erdhi i hoqi batanijen ‘burrit’ tim, dëshironte që ta shihte”.
Banorët e pranishëm ia kthyen Beniadës me të njëjtën ‘’monedhë’’ duke i thënë se jo më larg se sonte ata do ta martonin me Arditin.
“Ke për ta parë ti, sonte do t’ju martojmë ju të dyve”, i tha Arjola të rinjve.
Marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit u komentua edhe gjatë spektaklit të së premtes
Afrimiteti i treguar mes tyre gjatë këtyre ditëve është diskutuar tepër edhe nga banorët e shtëpisë por edhe gjerësisht nga publiku.
