Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gjashtë arsye të vlefshme përse duhet të kufizoni karbohidratet

18:10 / October 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karbohidrate 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet. Foto:Flickr

Karbohidratet janë pjesë ushqyes të rëndësishëm për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm

Ato i gjejmë në formën e sheqernave, fibrave dhe niseshtejesë natyrale.

Karbohidratet i japin organizmit  glukozë e cila transformohet në energji që shfrytëzohet në maksimum nga i gjithë organizmi, nga koka tek këmbët.

Nga ana tjetër, sasia e konsumuar e karbohidrateve është e një rëndësie kyce për shëndetin.

Sasia e Duhur Ditore e Karbohidrateve Për Organizmin

Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrna.

Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh.

Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë.

Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur.

Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa.

Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm ndërsa orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve.

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se njeriu mund të konsumojë një sasi të ulët por sërish të shëndetshme të karbohidrateve pa vënë në rrezik shëndetin.

Sasia më e ulët dhe e lejuar e karbohidrateve është 50 gramë në ditë. Kjo sasi plotësohet mirë në një racion tërshërë me një gjysëm banane.

Nëse ju konsumoni më pak se 50 gramë, atëherë do të pësoni rënie të ndieshme të energjisë në trup.

Burimet e mira dhe të këqija të karbohidrateve

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet.

Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër.

Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar.

Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit e kësaj teme thonë se kufizimi i karbohidrateve jo të shëndetshme, të cilat gjenden tek ushqimet e papërpunuara dhe përgjithësisht nuk ofrojnë fibër, e ndihmon njeriun ta ketë më të lehtë të:

humbasë kilogramët e tepërt

 ketë energji afatgjatë

ketë muskuj më të fortë,

 jetë i/e ngopur më gjatë e të mos ketë fryrje të stomakut,

jetë më pak i rrezikuar ndaj diabetit

ketë një zemër më të fortë./AgroWeb.org

karbohidrate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.