Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

PS e Matit ndez motorët, Ulsi Manja: Do synojmë fitoren në 4 bashkitë e qarkut Dibër

17:33 / October 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Ulsi Manja gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste Mat përcolli detyrat dhe porositë e fundit të Kryesisë së PS-së.

Manja tha gjatë mbledhjes, se në çdo organizatë partie duhet të zhvillohen mbledhjet për të analizuar me përgjegjësi rezultatin e zgjedhjeve të fundit si dhe të mundësohen pranime të reja, duke synuar përtëritjen e të gjithë strukturave.

Ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme të punohet fort dhe dhe të nis përgatitja për zgjedhjet lokale, duke pasur si objektiv fitimin e 4 bashkive të këtij qarku, Dibrën, Matin, Bulqizën dhe Klosin.

“Të qeverisësh për disa mandate ka kosto, ka konsum. Pra, nuk duhet të flemë mbi dafina, nuk na falet të tolerojmë, të dorëzohemi. Ne jemi në qeverisjen qendrore dhe lokale për t’u shërbyer qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike. Qytetarët e zakonshëm një herë në katër vjet e japin votën e tyre për ata që u kanë shërbyer”, theksoi Manja.

Po ashtu ai u ndal edhe tek puna dhe roli i drejtorëve rajonal dhe lokal.

“Gjatë analizave në strukturat e PS, do të vlerësohet puna e drejtorëve. Nuk do të tolerohet nepotizmi në administratë. Do të ketë vlerësim real për punën e çdo drejtori, performancën dhe aftësitë e tij.”, tha Manja.

Duke përfunduar fjalën e tij Ulsi Manja theksoi se për të arritur suksesin e dëshiruar ne socialistët duhet të kemi organizim perfekt, frymë të ngushtë bashkëpunimi dhe solidaritet.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe deputetja Aurora Mara, kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj dhe kryetari i PS Hasan Pasha.

ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.