Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

PD denoncon: Qeveria mban mbyllur godinën e re në Sarandë, pasojat i vuajnë fëmijët

18:20 / October 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon qeverinë se me keqqeverisjen e saj po ndëshkon fëmijët duke i lënë të mësojnë me turne. Ajo bën me dije se në Sarandë mund të përdorej godina Eko Kampus, i cili është ndërtuar prej tre vitesh, por nxënësit mund të shkojnë pasi nuk janë bërë punimet hidraulike dhe elektrike.

DENONCIMI I PLOTË:

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vëndosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës. Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëvë të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.

Në seancen dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijet e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje. Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre. Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në përiudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta. Ky është modeli I keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Eco Kampus në Sarandë ka tre vite që ka përfunduar pasi ishte një projekt i qeverisë për të kthyer ish-rezidencës qeveritare në një kampus të ri, ku do të ndërtohen ambiente sportive dhe kampus arsimor, me shkollë 9-vjeçare, kopsht dhe gjimnaz.

denoncon PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

13:27 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.