Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gara në 4 profilet mjekësore/ Punësimet e reja, 376 kandidatët e radhës që kalojnë në testim

13:24 / October 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas infermierëve konkurimi për punësimet e reja në shëndetësi do të vijojë me fizioterapistët, teknikët e laboratorit, mamitë, si dhe teknikët e imazherisë. Në garë për vendet e lira të punës në këto profile janë 376 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen fazës së fundit të konkurimit që është provimi i informatizuar. Për këto profile testimet do të zhvillohen në datat 1 deri në datën 4 nëntor. Pas vlerësimit të bërë gjatë konkurimit të fazës së parë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur tashmë listën finale të 376 kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në provim, ku për secilin prej tyre ka të përcaktuar ditën dhe orën specifike se kur duhet të paraqiteni për të plotësuar testin.

Sa i takon përmbajtjes së provimit, ekspertët saqarojnë se përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e fizioterapistit, teknikut të imazherisë dhe laboratorit, si dhe mami në Republikën e Shqipërise dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në secilin prej këtyre profileve. Ndërsa pjesa e dytë e testit do të ketë në përmbajtje pyetjet rreth kujdesit bazë në specialitete. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit në këtë testim do të bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e deklaruara, në të kundërt nuk do të lejohet që të japë provimin, duke mbetur kështu jashtë garës së punësimeve të reja deri në ridhënien e këtij testimi në një fazë tjetër. Kështu, në ditën e provimit, çdo kandidat duhet të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike, të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5-2 metër nga kandidatët e tjerë, të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit, si dhe të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.

“Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet tëjetë i pajisur me: “Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal), kopje të Kartës ID ose Pasaportës, si dhe faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës së zhvillimit të këtij testi. Kandidatëve të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk do të mund të marrin pjesë në provim”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Vlerësimi përfundimtar i kandidatit përbëhet nga pikët e fituara nga konkurimi me dosje, si dhe testimi. Nga konkurimi me dosje kandidati mund të sigurojë edhe 30 pikë të tjera të vlefshme. Fitues do të jenë kandidatët që kanë siguruar numrin më të madh të pikëve nga të dyja fazat e konkurimit, të cilët do të jenë të parët që do të ftohen për të përzgjedhur vendet e lira të punës.

Fizioterapi

Mami

Teknik Imazherie

Teknik laboratori

/gazetaDita

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.