Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në mbrojtje të Vjosës, Florian Binaj përcjell një mesazh të fuqishëm: Shpullë kujt shkon pas politikës, u rrita në atë lumë…

18:01 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Florian Binaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i njohur Florjan Binaj është pjesë e nismës për kthimin e Vjosës Park Kombëtar. I ftuar në “ABC Live” Binaj ka treguar se shumë njerëz i janë bashkuar peticionit, ndërsa tregoi se si është përfshirë në këtë nismë që ka marrë zë edhe jashtë kufijve.

“Përfshirja ime është se unë jam rritur në atë lumë. Gjëja tjetër është se duke qenë dashamirës i natyrës. Ne s’kemi pse të bëjmë një mrekulli sepse na e kanë trashëguar dhe të parët tanë. Këtu dalin ca njerëz dhe thonë hë se nuk ka ndikim në natyrë. Dhe kjo puna e aeroportit nuk është rastësi që po bëhet në një zonë të pyllëzuar që i kupton dhe budallai i çdo lagjeje”, tha Binaj.

Aktori shprehu dhe revoltën ndaj tyre që janë indiferentë kur bëhet fjalë për mjedisin, por “simpatizantë” të flaktë për çështje partish.

“I kemi përdorur lumenjë si kosh plehrash. Interes ka pafund edhe nga ta që nuk janë tipa të natyrës as tipa të lumenjve. Të gjithë janë duke firmosur dhe fakti që e bën Leonardo Dicaprio. Eshtë me ua fut në shpullë të gjithë atyre që shkojnë pas politikës dhe jo pas natyrës. Njerëzimi ka mbijetuar dhe pa korent”, shtoi Binaj.

Dy dhjetëvjeçarët e fundit, lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, është vënë në rrezik nga projektet e dhjetëra hidrocentraleve të planifikuara në përrenjtë apo dhe vetë shtratin e tij–ndër më kërcënuesit sipas shoqatës mjedisore EcoAlbania janë hidrocentrali i Poçemit dhe ai i Kalivaçit. Në rrjedhën e lumit Vjosa, i konsideruar i fundit lum me rrjedhë të lirë në Evropë, jetojnë rreth 1,100 specie, të cilat mund të zhduken nëse në lum ndërtohen diga. Për këtë një grup ekspertësh vendas dhe të huaj kanë rekomanduar që zona të shpallet Park Kombëtar.

Florian Binaj Vjosës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.