Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksioni anti-drogë në Lezhë, shoqërohen dy persona

19:36 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kontrolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë, ku deri më tani janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit do të merren në pyetje dhe do të hetohen nëse kanë lidhje me trafikun dhe mbjelljen e drogës në këtë zonë.

Ndërkohë më herët, gjatë kontrolleve ditën e sotme është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.

Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.

Aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në këtë qark ka nisur pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha i cili u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjësimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit.

8 ditë më parë, me urdhër të prokurorisë së posaçme në qarkun e Lezhës u lëshuan 20 urdhra-ndalimi mes të cilëve edhe 5 efektivë policie. Bëhej fjalë për një grup që merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Operacioni, i cili nisi mbrëmjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutonte të gjitha urdhrat e arrestit të dhëna nga SPAK.

Ky grup i kultivimit të kanabisit që u godit nga SPAK pas një hetimi 1 vjeçar, nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026

Nga Paraguaji në portet europiane, si funksiononte rrjeti shqiptar që dyshohet se trafikoi mbi 60 tonë kokainë

10:23 / November 7, 2026

Atentat në mes të Athinës, shqiptari qëllohet me armë pranë një kishe

10:02 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.