Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa 7 mësues dhe 6 nxënës kanë rezultuar me koronavirus.
Shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi. Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit.
Mes tyre edhe 6 mësues që dolën pozitiv me koronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish. Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor.
