Gazetari Arian Çani thotë se pas qetësisë së Lulzim Bashës fshihet një plan anti-Berisha.
Çani tha se një plan që përfshin SPAK-un është arsyeja që e bën Bashën të qetë në një kohë kur në bazën e partisë ka nisur një lëvizje që ka gjetur mbështetje.
“Gjithë pyetja që shtrohet, tani është çfarë plani ka Basha. Është i lezetshëm doktori, ia vlen të shkosh ta dëgjosh se flet mirë. Edhe pse në këtë moshë. Por cili është plani i Bashës, pse nuk na provon cilët janë mbështetësit e tij. Mendoj se Basha është duke përgatitur një puç antidoktor. Unë besoj që Shqipëria po hyn në rrugën e demokracive të zhvilluara, në një epokë ku republika politike po zëvendësohet nga republika e prokurorëve. Kemi hyrë në këtë periudhë. Mendoj që Basha që duket kaq i qetë në bashkëpunim me gringot dhe SPAK”, tha Arian Çani për MCN Tv.
