Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shtohen rastet me Covid-19 në Berat, 4 gjimnazistë të prekur. Fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës, interes i ulët

14:32 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjimnazi Berat 768x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në qytetin e Beratit ka filluar prej 2-ditësh procesi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për moshat mbi 60 vjeç. Edhe pse aplikimi i kësaj doze shihet si domosdoshmëri për këto mosha për të luftuar koronavirusin, burime pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se fluksi ka qenë shumë i ulët. Sipas mjekëve të Qendrave Shëndetësore të qytetit të Beratit, moshat e treta nuk kanë treguar interes në lidhje me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat vijnë duke u rritur dhe vetëm ditët e fundit më të prekurit janë regjistruar në kopshte e shkolla. Covid-19 është shtrirë gjerësisht edhe tek fëmijët e mitur, duke prekur edhe fëmijët e moshave nga 6 muaj e deri në 5 vjeç, njëri prej të cilëve vetëm 3-vjeç gjeti vdekjen nga komplikacionet tre ditë më parë. Rastet me Covid-19 janë regjistruar në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar “pozitiv” 4 nxënës të së njëjtës klasë, ndërkohë që pritet tamponi i rezultateve për 22 nxënësit e tjerë të kësaj klase. Burime brenda këtij gjimnazi bëjnë me dije se nxënësit janw karantinuar në pritje të përgjigjes së rezultatit të tamponit, klasa është mbyllur dhe inspektorët e higjienës kanë kryer dezinfektimin e klasës dhe shkollës.

Qarku i Beratit ka njohur rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në muajin shtator ku të prekurit ishin më së shumti moshat e treta, ndërsa muaji tetor uli infektimet tek mosha e treta dhe shënoi rritje të të prekurve me Covid-19 tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.