Policia rrugore pas disa kontrollesh në gjithë territorin me dronë, radarë dhe makina inteligjente ka arrestuar 42 shoferë pasi 20 prej tyre i jepnin makinës të dehur kurse 22 prej tyre ishin pa patentë.
Janë vendosur gjithashtu edhe 3560 gjoba për shkelje të ndryshme si dhe 1456 personave do t’u shkojë gjoba në shtëpi pasi kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë.
Policia ka hequr gjithashtu edhe 129 patenta për qarkullim mbi shpejtësinë e lejuar, drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe ngarje makine në korsinë e kundërt.
