Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komisioni i Ligjeve/ Veliaj: Bashkia 1 milionë dollarë subvencion për të shpëtuar transportin publik! Të heqim TVSH e biletës që mos të rritet çmimi

11:24 / November 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4ABF8399 D7AC 4D36 94B1 C62260119DED
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit t ë karburanteve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore me Shoqatën e Bashkive, Veliaj kërkoi ‘ndihmë’ për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e ‘barrës’ që i takon.

“Kemi një paketë që të bëhet i menaxhueshëm industria e transporti publik që sot është në prag të kolapsit. Bashkia është përgatitur të bëjë subvencion 1 mln dollarë për të shpëtuar transportin publik, por duhet që secili të bëjë pjesën e vet të barrës”, tha Veliaj.

Për të mos patur një rritje të çmimit të biletës, Veliaj propozoi që të hiqet TVSH e biletës, për të cilën tha se është marrë dakordësia edhe nga qeveria.

“Një nga problematikat që kemi, për të cilat kemi marrë edhe dakordësinë e qeverisë, është transporti publik. Sot jetojmë në një situatë ku tregu i naftës është ky që është dhe ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të reflektohet dhe një dakordësi në parlament, kur vjen puna për të ndihmuar sidomos operatorët e transportit publik. Ne nuk duam kurrsesi të rrisim çmimin. Vetëm për nivelin e tregut dhe çmimit të naftës ne sot jemi të ç’balancuar. Një propozim që kemi bashkë me qeverinë është të heqim TVSH e biletës dhe automatikisht në vend të rrisim biletën me 20% e rikuperojmë me heqjen e TVSH. Po ashtu mund të bëhen veprime dhe kur vjen puna me doganën dhe TVSH e mjeteve të transportit publik, tjetër mund të jetë rimbursim i TVSh apo akcizës së naftës”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.