Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Flet ish partneri i shqiptares që u plagos rëndë dhe tregon çfarë ndodhi: Ajo kishte një sjellje që kalonte çdo kufi!

13:15 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 8d97e0de54356a7bc2bfeba363e2de2b 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish partneri i shqiptares, e cila ka plagosur me armë zjarri ish bashkëjetuesin e saj është shprehur se artistja Klodiana Çela është një person problematik, ku sjellja e saj shpesh ka bërë që ai ta denonconte.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e tij, i cili është shprehur se në fund të vitit 2016 është njohur me shqiptaren e cila në atë periudhë kishte humbur kujdestarinë e vajzës së saj 13 vjeçare.

“Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë i kam qëndruar shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, pas kërkesës që babai i vajzës së saj kishte paraqitur për kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj psikologjike u rëndua më shumë, madje është kthyer kundër dhe në mënyrë impulsive dhe ndaj meje e njerëzve të tjerë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se kush i thoshte diçka kundër e pësonte dhe hidhej në gjyq.

“Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain e vajzës, gruan e tij, mua, nënën, motrën, të gjithë. Ajo mendoi se ne të gjithë kemi punuar së bashku për të ngrënë pronën e saj. Ajo kishte një sjellje që kalonte çdo kufi”, është shprehur ndër të tjera ai.

Sipas ish-partnerit të Klodianës, vendimi përfundimtar i gjykatës ku ajo humbi plotësisht kujdestarinë e fëmijës, ishte goditja më e madhe që ajo pësoi.

“Mendoj se situata mund të ishte parandaluar dhe nuk mund të arrinim në këtë rezultat tragjik, duhej që të ishte shtruar në spital apo të merrte ndonjë trajtim tjetër. Edhe unë kam qenë viktimë e sjelljeve të dhunshme të saj dhe më kanë trazuar shumë gjëra, si në familje ashtu edhe në marrëdhëniet e mia ndërpersonale”, thotë ndër të tjera ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.