Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rusi/ Gjykata gjobit stacionin muzikor për ‘propagandë homoseksuale’

17:14 / November 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stacioni muzokor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesa e programit që shkaktoi më shumë zhurmë ishte ardhja e këngëtarëve me një makinë të bardhë ‘kabriolet’ të rrethuar nga lule e burra gjysmë të zhveshur.

Një gjykatë në Moskë ka vendosur një gjobë prej 1 milionë rubla ($13,780) ndaj stacionit muzikor vendas ‘Muz TV’ pasi u shpall fajtor për promovim të “lidhejve seksuale jo-tradicionale” mes adoleshentëve.

Gjoba është penalieti më i rëndë deri tani për një kompani që thyen ligjin përkatës.

Vendimi erdhi pas njoftimit nga grupi monitorues i medias vendase Roskomnadzor në korrik, ku thuhej se do të analizonte përmbajten e rrjetit Muz-TV dhe në veçanti një ceremoni çmimesh të etikeruar si 18+.

Pas deklarimit të shkeljeve për promovim të homoseksualitetit, Roskomnadzor nuk përcaktoi momentet e sakta të quajtura të papranueshme, por pjesa e programit që shkaktoi më shumë zhurmë ishte ardhja e këngëtarëve Philipp Kirkorov e Dava me një makinë të bardhë ‘kabriolet’ të rrethuar nga lule e burra gjysmë të zhveshur.

Muz-TV kishte shfaqur gjithashtu pamje të komentuesit të njohur të rrjetit Igor Sinyak të veshur me fustan grash, si dhe të komentuesit të njohur të TikTok, Danya Milohin me një veshje që ishte gjysmë kostum burrash dhe gjysmë fustan ngjyrë rozë.

Prej vitit 2013, Rusia ka në fuqi ligjin e njohur si “të propagandës gay,” që kufizon mbështetjen e “vlerave jo-tradicionale mes adoleshentëve e të miturve.

Legjislacioni është kritikuar nga vendet perëndimore duke e quajtur “sulm ndaj komunitetit  LGBT”. Disa politikanë vendas si Oksana Pushkina kanë folur në kundështim të ligjit duke thënë “ka nevojë për riparime.”

Por edhe muajin e kaluar dy deputetë nga partia në pushtet në Rusi thanë se do të ankimojnë për shfaqjen në televizion të dy komedianeve meshkuj që putheshin në një program televiziv, të cilën një prej deputetëve e quajti “të neveritshme.”

  • 1 3
  • 2 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.