Ngatërroni gjithmonë masën? Herën tjetër që do të blini reçipeta provoni këtë truk të thjeshtë!
Reçipetat janë ndër veshmbathjet më të rëndësishme për vajzat dhe gratë, por zgjedhja e masës dhe formës së duhur nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas ekspertëve të shëndetit publik 7 në 10 vajza dhe gra në botë zgjedhin dhe përdorin reçipetat jo të duhura.
Ky problem që në pamje të parë duket estetik, ka një ndikim të pashmangshëm në shëndet pasi masa e gabuar ju krijon problem me qëndrimin dhe më harkimin e shtyllës kurrizore.
Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.
Kur blini reçipeta kushtojini rëndësi këtij detaji. Ato duhet të jenë mjaftueshëm të shtrënguara që kur t’i mbërtheni në kopsën e parë 2 gishtat tuaj të qëndrojnë midis recipetave dhe shpinës.
Nëse ato qëndrojnë të lira tek kopsa e parë, atëherë provoni t’i mbërtheni tek kopsa e dytë, nëse ato nuk qëndrojnë të shtrënguara as tek e dyta zgjidhni një palë të tjera. Gjithashtu provoni të tërhiqni pjesën e parme të recipetave, nëse krijohet hapësirë mes saj dhe kraharorit, jeni duke përdorur masën e gabuar.