Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shkëmbimet mes ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë

12:22 / November 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Faik Konica ngjyra 570x489 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“The United States Daily” ka botuar, të martën e 12 tetorit 1926, në faqen n°3, shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Ministri i Shqipërisë i dorëzon letrat (kredenciale) Presidentit

1636906887 201x350 1

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Faik Konica, i dërguari i parë i kombit të tij në Shtetet e Bashkuara, vlerëson ndihmën e Amerikës.

Faik Konica, ministri i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, së fundmi u prit zyrtarisht nga Presidenti Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë. Në prezantimin e letrave të tij kredenciale, Ministri tha se ndjenjat e tij të dashurisë dhe respektit për Shtetet e Bashkuara “forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe”. Në përgjigjen e tij, Presidenti shprehu ndjenja të ngjashme nga ana e qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministrit të ri.

1636906922 169x350 1

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Tekstet e plota të dy fjalimeve, të bëra publike në Departamentin e Shtetit, vijojnë si më poshtë :

Fjala e ministrit të ri shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

“Z. President,

Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë suaj letrat kredenciale me të cilat Presidenti i Republikës së Shqipërisë më emëron të Dërguar të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara.

E konsideroj veten me fat që dallohem si i Dërguari i parë i Shqipërisë pranë kombit të madh amerikan, një komb që kam mësuar prej kohësh ta dua dhe ta respektoj dhe historia e lavdishme dhe arritjet e mrekullueshme të të cilit admirohen sinqerisht nga populli shqiptar. Këto ndjenja të thella forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe.

Kështu, misioni im, i cili konsiston në forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes kombit tuaj të madh dhe Shqipërisë, bëhet detyrë tërheqëse për mua. Unë do ta realizoj atë me të gjitha mundësitë e mia, nën kujdesin dhe vullnetin e mirë të administratës së Shkëlqesisë suaj.”

Përgjigjja e Presidentit.

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Përgjigjja e Presidentit ndaj fjalëve të ministrit të sapoemëruar shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

“Z. Ministër,

Është kënaqësi të marr nga duart tuaja letrat me të cilat Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ju akrediton si të dërguarin e jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. Jam veçanërisht i lumtur t’ju akordoj njohjen zyrtare si i dërguari i parë i kësaj republike në këtë Kryeqytet.

E vërej me vlerësim të sinqertë komentin tuaj në lidhje me kombin amerikan dhe ndjenjat që mbahen (ekzistojnë) në Shqipëri ndaj këtij vendi.

Ju mund të jeni të sigurt, zoti Ministër, se përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të kenë bashkëpunimin tim të sinqertë dhe të zyrtarëve të kësaj qeverie.

Ju falënderoj për urimet e mira që shprehni në emër të kombit shqiptar. Janë përzemërsisht reciproke dhe shpresoj që ju do t’i përcillni Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga unë dhe bashkatdhetarët e mi, garancitë e respektit të lartë dhe të sinqertë.

Shpresoj, z. Ministër, që qëndrimi juaj në këtë kryeqytet të jetë i këndshëm.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.