Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Profesori publikon hartimin prekës të studentes që humbi jetën në aksidentin tragjik në Bullgari: Përse unë nuk kam baba?

14:43 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 619e401dc9383
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jehona e aksidentit tragjik të Bullgarisë ku humbën jetën më dhjetëra shqiptarë, vazhdon të mbetet e fortë, e dhimbja po ashtu.Një pjesë e mirë e viktimave në autobusin e vdekjes ishin fëmijë dhe të rinj, që thjesht duhet të shijonin një udhëtim dy ditor në Stamboll në një ditë feste e gëzimi, por që u kthye në tragjedi.

Shumë prekës ishte rasti i çiftit të ri, 27-vjeçarit Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe të fejuarës së tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova.

Të dy ata u shuan pa asnjë mundësi shpëtimi, ashtu si dhjetëra të tjerë në autobusin që u përfshi nga flakët e dyert iu bllokuan, duke u kthyer në një kurth të madh vdekjeprurës.

Një profesor i Albinës ka reaguar tejet i prekur ndaj ngjarjes, duke kujtuar përkushtimin e saj si nxënëse dhe vuajtjet personale nëpër të cilat vajza kishte kaluar.

“M`u kujtua hartimi yt. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë. Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa postimin e mbyll në një mënyrë ngjethëse me fjalët: “Një dritë syri, përjetësisht e shuar. Një lot në mollëzën e nënës, përgjithmonë i ngrirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.