Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas polemikave për “Prefektin”, reagon ashpër aktori Arben Derhemi

11:38 / November 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61a5f3ce33f0b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teatri Kombëtar vendosi që me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit të lexojë online në Facebook pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës.

“Prefekti” shkaktoi reagime të forta dhe polemika në rrjetet sociale, pasi kishte në qendër Qazim Mulletin, kryetar i bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt i Tiranës (1942 – 1944).

Në nisje të kësaj shfaqjeje regjisori Spiro Duni u përpoq që t’i jepte shfaqjes një tjetër këndvështrim. Ai tha se kjo është “një sprovë për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas”.

Në faqen e Facebook të Teatrit Kombëtar kanë qenë të shumtë replikat dhe polemikat mes atyre që e kanë konsideruar të pavend rikthimin e kësaj shfaqjeje dhe të tjerëve që e kanë përshëndetur. Rolin e Qazim Mulletit, që përpara viteve “90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar Arben Derhemit.

Aktori Ben Derhemi reagon pas këtyre polemikave dhe i quan ato sajesa të “intelektuhaleve” që rrjetet sociale u kanë dhënë mundësi të shpifin.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo ‘qenie intelektuhale’ te sajoje e shpife ç’i intereson dhe i vjen per shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete, leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”, ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si figurë historike te madhe. Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra….“U ulen malet , u ngriten Halet”, shkruan aktori.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.