Ditën e djeshme aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori pas 9 vitesh dhe se të mërkurën do i nënshtrohet një ndërhyrjeje urgjente. Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, ku më i pazakonti ka qenë ai i avokatit Altin Goxhaj. Avokati ka bërë një deklaratë të fortë ku shkruan se deputes iu rikthye tomori pasi bëri vaksinën.
Postimi i Goxhajt
DEPUTETES SË VV I RIKTHEHET TUMORI PAS 9 VJETËSH PASI BËRI VAKSINËN!
Deputetja e VV Adriana Matoshi
Në 23 Korrik 2021 bëri dozën e parë të Pfizer dhe shkroi:
“AS M’DHIMTI, AS SI SEN. Vaksinohu dhe ti se qekjo “Delta” e sertë po na del”
Në 29 Nëntor 2021 i rikthehet tumori më i sertë, pas 9 vjetësh: “Tash 9 vite ma vonë,.. e kuptova që tumori në tru ish rikthy prap”
I uroj nga zemra Adrianës së VV të shpëtojë por ja sugjeroj me bo i thirrje 36 mijë robve që i kanë bo like, të kenë kujdes nga vaksina, sdms ata që kanë sëmundje si kancerat,se siç rezulton po vdesin shum aktorë, balerina, këngëtarë, e shumë e shumë të tjerë me kancera dhe tumore që i kanë mbajt nënkontroll dhe poi shpërthejnë brenda 3 mujve si epidemi e re e të vaksinuarve!!!
Kështu mund të shpëtosh jetë!
