Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tentuan të grabisnin shtëpinë e drejtorit, komshija zbulon njërin nga autorët, bashkëpunëtori arrestohet në një spital privat në kryeqytet (Emrat)

09:56 / December 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 b416c33c130ca3fdacbe438116371bcd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

22 vjeçari Elio Hila është arrestuar nga Policia në një spital privat në Tiranë. I riu ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me Armand Zhejanin shkuan për të vjedhur shtëpinë e drejtorit të shkollës së Zejmenit, më datë 9 nëntor 2021.

Dy të rinj kanë shkuar në shtëpinë e drejtorit të shkollës së mesme të Zejmenit, Zef Therçaj, për ta grabitur, por kur në rrugën ngjitur me vilën 3 katëshe ka kaluar autoambulanca me fenelinat e ndezura, ata janë trembur dhe kanë menduar se ishte Policia.

Dy autorët e armatosur, Hila dhe Zhejnani kanë dalë te trembur nga shtëpai e drejtorit të shkollës, pa mundur të marrin gjë dhe pa lënduar asnjë person. Komshinjtë kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e drejtorit Zef Therçaj dhe kanë kapur në flagrancë njërin nga dy autorët.

Armand Zhejnani është ndaluar nga një grua, edhe pse me vete kishte një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, autori i dytë, 22 vjeçari Elio Hila është arrestuar në një spital privat në Tiranë, për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë tentativës së grabitjes.

“Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th. 22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th” njofton policia.

Elio Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor

09:16 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.