Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe shpërthen kundër kandidaturës së Denar Bibës nga PS: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë…

13:58 / December 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace 770x396 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme u zhvillua mbledhja ku tema e diskutimit ishte kandidatura për Kreun e Autoritetit të Konkurrencës.

Por, kandidatura e Denar Bibës është kundërshtuar edhe nga deputeti i PS, Erion Braçe. Ky i fundit është shprehur se ka rezerva për figurën e Denar Bibës.

Braçe tha se “ka rezerva për integritetin” e Bibës, ndërsa shtoi se për fushën për të cilën po ngarkohet, nuk ka ekspertizën.

“Po zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore, dhe për atë unë kam rezerva të mija. Jo vetëm për atë, por për të gjithë komisionin e prokurimit publik që është shkarkuar i gjithi. Do ishte mirë t’ja thoja në sy zotërisë nëse do të ishte këtu. Kandidatura e zotërisë ka tre probleme, është një pedagog shumë i mirë i së drejtës kushtetuese, por me thënë të drejtën, në këtë fushë për të cilën e kemi ngarkuar nuk ka ndonjë ekspertizë.

Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë, po e lë me kaq. Kam rezerva. Ai nuk është se ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave të PS. Puna e bërë deri tani në Autoritetin e Konkurrencës, vlerësimi është tërësisht negativ. Dhe i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Po ua them që për mua vlerësimi është negativ, nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni. Është aty për të mbrojtur interesi publik, madje edhe kur shtypet një apo dy kompani në treg, nga fuqia korruptive, klienteliste e kompanive të tjera, ajo që shqyrtohet është interesi publik, liria e tregut. Kjo është natyra e atij institucioni.”-tha Braçe.about:blank

Po ashtu edhe opozita ka reaguar ashpër, duke theksuar se Biba është akuzuar nga një anëtar i Gjykatë së Strasburgut.

“Duam që zotëria të vijë, dhe të na paraqesë platformën e vetë dhe për të treguar vizionin e tij për të drejtuar këtë institucion. Institucioni i konkurrencës është shumë e rëndësishme. Ne absolutisht nuk gjykojmë që zotëria do të ketë besimin e një pjese të mirë, jo vetëm të opozitës por edhe shoqërisë. Mos të harrojmë që është, jo vetëm me afërsinë politike, por të mos harrojmë që është personi që ka mbajtur një pozicion të lartë shtetëror që është akuzuar nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut.Kur keni qenë ju në opozitë, keni pasur një post. Ka uzurpuar pozicionin e anëtarit që e ka mbajtur opozita.”, ka thënë Alfred Rushaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.