Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e sotme. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një baba ka vrarë me thikë djalin e tij 17-vjeçar dhe ka plagosur gruan dhe djalin tjetër 14-vjeçar.
Ngjara e rëndë ka ndodhur në Dijarbakir, teksa familja ishte banore e katit të parë të pallatit në lagjen Kayapnar Huzurevleri Mahallesi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa të plagosurit janë transportuar për në spital.
Gjendja shëndetësore e gruas paraqitet e rëndë kurse djali më i vogël i familjes është jashtë rrezikut për jetën.
Burri i cili sulmoi familjen e tij për arsye ende të pa identifikuara nga polica, është arrestuar nga autoritetet dhe pritet të jap dëshminë e tij.
