Dy punonjëse policie të patrullës së përgjithshme në Elbasan, të moshës 25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të drogës teksa i janë nënshtruar testit të drogës.
Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen testit të drogës javët e fundit pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano. Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie, raporton ABC.
Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.
